B·03 · Shërbimet
Planifikim i truallit dhe i arealit
Organizimi i parcelës: qasja, orientimi dhe raportet hapësinore.
Shërbimet
Para se të projektohet objekti, duhet kuptuar trualli. Ne studiojmë orientimin, qasjen, pjerrësinë dhe fqinjësinë, që ndërtesa të zërë vendin e duhur në parcelë.
Çfarë përfshihet
- Analizë e parcelës dhe e rrethinës
- Pozicionimi i objektit dhe orientimi
- Qasja, parkimi dhe rrjedhat e lëvizjes
- Organizimi i oborrit dhe i sipërfaqeve të gjelbra
- Kontroll i kushteve urbanistike
Çfarë merrni
- Plan i situacionit
- Skema të qasjes dhe të orientimit
- Rekomandime për shfrytëzimin e parcelës
